Pėrkujtohet Dr.Shpėtim Robaj nė 13 vjetorin e rėnies

 

Malishevë, 30 shtator

 

 

Me rastin e trembëdhjetë vjetorit të rënies, është përkujtuar Dr.Shpëtim Robaj. Në këët përkujtim të organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, emrin e të cilit e mban kjo qendër, kanë marrë edhe kryetari i Malishevës, z.Isni Kilaj, Ministri i Shëndetësisë, z.Ferid Agani, zv/ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Fatmir Shurdhaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, z.Sali Morina, pastaj familjarë, bashkëpunëtor dhe qytetar të shumtë.

 

 

“13 vite pas rënies së tij, figura e dr. Shpëtimit jo vetëm që nuk është harruar por ajo po vazhdon të rritet pasi ai dje ishte shembull i flijimit kurse sot po bëhet shembull i angazhimit dhe i sakrificës për mjekët e rinj të cilët frymëzim e kanë angazhimin e tij në kryerjen e detyrës. E di që ju e nderuara familje e dr. Shpëtimit e keni më të rëndë në këto tubime që bëhen për djalin tuaj, por  edhe ky tubim sot, edhe ardhja e ministrit është shenjë se ju nuk jeni lënë vetë në dhembjen për humbjen e dr. Shpëtimit. Si kryetar i komunës së Malishevës, ju premtoj angazhimin tim dhe të institucioneve komunale që të bëjmë krejt atë që mundemi për ju dhe familjet tjera të dëshmorëve. Këtë përkujdesje e kemi borxh pasi familja e juaj e nderuar sikur edhe të gjitha familjet e dëshmorëve janë krenaria e Kosovës.”, tha në fjalën e rastit, kryetari i Malishevës, Isni Kilaj.

 

“Doajeni i anesteziologjisë Kosovare, ishte dr. Shpëtim Robaj. Personalitet i vlerave më të larta profesionale dhe njerëzore,  shkencore dhe patriotike, vlera të cilat., ne synojmë ti vëmë në themelet e shtetit tonë,  Kosovës. Jam i bindur se po të ishte sot dr, Shpëtimi, problemet do të ishin më të vogla në shëndetësinë tonë. Jeta dhe e vepra e tij nuk ka përfunduar dhe zotohem se këto vlera do të mëshirohen në praktikat tona mjekësore” tha mes tjerash ministri i shëndetësisë Ferid Agani. “Jemi të lumtur që e kemi pasur në mesin tonë, dr.Shpëtimin, i cili ka vënë disa standarde, të cilat ne do ti praktikojmë në shëndetësi”, tha ministri Agani, duke shprehur respektin për dr.Shpëtim Robaj.

Evokime për jetën dhe veprën e dr.Shpëtim Robajt, ka sjellë para të pranishmëve, bashkëpunëtori i tij, dr.Cen Bytyçi, ndërsa për veprimtarin e tij, ka folur drejtori i QKMF-së në Malishevë, dr.Besim Zogaj. Në fund janë bërë homazhe para bustit të dr.Shpëtim Robaj, në oborrin e QKMF-së në Malishevë.

 



Data: 30.09.2011


    Pamje e lapidarit nga Malisheva