Kryetari Kilaj i premton mbėshtetje financiare, pilotit lobues James Berisha

 

Malishevë, 27 korrik

 

Pilotit të njohur, James Berisha, i cili me moton “Unë fluturoj për Kosovën”, po udhëton nëpër botë me mision lobimi pro njohjes së pavarësisë së Kosovës, i është premtuar ndihmë financiare nga kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Ky premtim i është dhënë sot, në takimin e zhvilluar në mes kryetarit të komunës së Malishevës, dhe pilotit shqiptar me shtetësi amerikane James Berisha.

 

“Kam vendosur që më misionin tim “Unë fluturoj për Kosovën’, të shkoj në Kontinentin e  Afrikës”, është shprehur Berisha. Sipas tij, në lidhje me këtë qëllim, deri më tanë janë vizituar 34 shtete të botës.

 

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Kilaj, e ka përgëzuar pilotin lobues, për punën e tij në lidhje me çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës, ndërkohë që i ka premtuar atij mbështetje financiare, në mënyrë institucionale.

 

 



Data: 27.07.2010


    Pamje e lapidarit nga Malisheva