OSBE prezanton kornizėn ligjore pėr qasje nė dokumentet zyrtare

 

Malishevë, 26 korrik

 

Misioni i OSBE-së në Kosovë, bashkë me Komunën e Malishevës, kanë organizuar një takim, përmes të cilit është bërë prezantimi i kornizës ligjore për qasje në dokumentet zyrtare në Kosovë.

 

Në këtë prezantim janë trajtuar temat si: fushëveprimi i ligjit, përjashtimet në zbatimin e tij, klasifikimi i dokumenteve komunale, si dhe kërkesa për qasje në dokumente zyrtare.

 

“Prioritet i kemi dhënë hapit, për qasje në dokumentet zyrtare, me qëllim të rritjes së prezencës së qytetarëve në vendimmarrje”. Kështu është shprehur zyrtari i lartë i OSBE-së për regjionin e Prizrenit, Olivier Bricet.

 

Prezantimi në lidhje me qasjen në dokumentet zyrtare është bërë nga z. Adem Kollari, zyrtar i OSBE-së, sipas të cilit, “qëllimi i këtij prezantimi ka të bëjë më pasqyrimin e dy dokumenteve kryesore mbi qasjen në dokumentet zyrtare: Ligji mbi qasjen në dokumentet zyrtare Nr.2003/12 e shpallur me rregulloren e UNMIK-ut 2003/32; dhe Udhëzimi administrativ nr.2006/03 për zbatimin e Ligjit për qasje në dokumente zyrtare”. Më pastaj është fol rreth fushëveprimit të ligjit, përjashtimet nga e drejta e qasjes në dokumente zyrtare, klasifikimin e dokumenteve zyrtare, regjistrimi i dokumenteve zyrtare, kërkesës apo aplikimit për qasje në dokumente zyrtare, etj.



Data: 27.07.2010


    Pamje e lapidarit nga Malisheva