|
|
U shėnua 16 Qershori Dita e Ēlirimit dhe Dėshmorėve tė Malishevės
Malishevë, 16 Qershor Me aktivitete të shumta, është shënuar 16 Qershori, Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve të Malishevës. Përveç aktiviteteve kulturore dhe sportive që i kanë paraprirë shënimeve të 16 Qershorit, janë bërë homazhe dhe nderime te varrezat e dëshmorëve dhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Aktiviteti kryesor, ka qenë mbledhja solemne e Asamblesë Komunale ku përveç fjalimeve të kryetarit të komunës, z.Isni Kilaj dhe përfaqësuesve të partive politike, janë ndarë edhe çmimet tradicionale për trimëri dhe heroizëm, për kontribut në arsim dhe në shëndetësi, çmime të cilat, i ka ndarë kryetari i komunës, pasi paraprakisht KK i Malishevës, ka marrë vendimin për personalitetet që i kanë marrë këto çmime për këtë vit. Çmimi për trimëri dhe heroizëm "Imer Krasniqi", iu është ndarë: Enver J. Hotit dhe Halil Berishës, ai për kontributin e dhënë shkollës shqipe "Hamdi Berisha", i është ndarë Ramiz Gegajt dhe Nikë Gashit, ndërsa për kontributin e dhënë në shëndetësi, çmimi ju është Enver Halitajt dhe Tafil Gashit. “Në Malishevë dhe në fshatrat e kësaj treve, jeton një popullsi autoktone që është simbol i urtësisë, trimërisë, lavdisë, punës, përparimit, fisnik, i besës e burrërisë, me shpirt atdhetarizmi “, ka thënë Enver Hoti në fjalën e tij, në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së. Më pas Hoti, rolin e Malishevës në luftën për liri e ka vlerësuar si shumëdimensional dhe tepër të rëndësishme e të veçantë, duke e ndarë në tri segmente, ndikimin e Malishevës si zonë e lirë, rolin e njësive “Çeliku” e “Lumi” , gjegjësisht brigadave 121 dhe 122 dhe shndërrimin e kësaj zone në qendër të pranimit të refugjatëve brenda vendit dhe qendër të sigurisë për strukturat udhëheqëse të luftës, si Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Qeveria e Përkohshme, Radio Kosova e Lirë dhe Kosova Press, si dhe një vend frekuentim i shumë misioneve ndërkombëtare, duke zënë vend të rëndësishëm në historinë e re të Kosovës. “Kjo ditë e madhe për popullin tonë është po kështu një ngjarje e madhe që shënon ditën e triumfit të lirisë mbi robërinë dhe drejtësisë mbi padrejtësinë”, ka thënë Avni Robaj, kryetar i degës së AAK-së në Malishevë. Fjalë rasti kanë mbajtur edhe Alban Kastrati në emër të AKR-së dhe Milazim Rudi në emër të LDD-së. Në anën tjetër Habib Zogaj, në emër të OVL të UÇK-së në Malishevë tha se “Zoti kur deshi tua dhuroj lirinë shqiptarëve të Kosovës, bëri një krijesë që për emër i dha emrin ADEM, për ditëlindje i zgjodhi datën më të dashur për shqiptarët, 28 Nëntorin, kurse për vendlindje i zgjodhi më të shenjtin vend në Kosovë, djepin e trimërisë Prekazin”. Zogaj, jo të rastësishme, e cilësoi edhe ditën e rënies së dëshmorit të parë dhe të fundit të Malishevës, me 16 Qershor 1998 dhe 16 Qershor 1999, Imer Krasniqi (i pari), gjegjësisht Mentor Gashi(i fundit), dhe po ashtu 16 Qershorin 1999, si ditën e çlirimit. “Ne shoqatat e dala nga lufta konsiderojmë se populli dhe institucionet kanë dy detyra: të çmoi gjakun e dëshmorëve të kombit për çlirimin dhe të mos kursej djersën e tij për ndërtim”, tha në fund të fjalës së tij, Habib Zogaj, në emër të OVL të UÇK-së. Më pas, shënimet e 16 Qershorit kanë vazhduar me aktivitete kulturore, me një koncert në mesditë në Sheshin e Dëshmorëve në Malishevë, për të vazhduar me një koncert tjetër, dedikuar të rinjve të kësaj komuna, i cili ka përfunduar në orët e vona të natës. Data: 17.06.2010 |
Informacionet
![]() Pamje e lapidarit nga Malisheva |