|
|
Mbahet darka tradicionale me mėsimdhėnėsit e Malishevės
Malishevë, 14 Qershor
Edhe këtë vit, ka vazhduar tradita e darkës falënderuese për mësimdhënësit, në përfundim të vitit shkollor, ku kryetari komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj dhe ministri i arsimit Enver Hoxhaj, i kanë falënderuar mësimdhënësit malishevas, për punën e tyre si dhe ju kanë premtuar rritje pagash gjatë këtij mandati të Qeverisë aktuale të Kosovës.
“Tradita po vazhdon dhe këtë traditë e ka krijuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Është e sata herë që mblidhemi në këto darka të falënderimit, sepse janë një vit pune, një angazhimi i juaji që keni bërë, që ta përfundoni një vit shkollor, prandaj edhe kjo darkë shtrohet për nder tuajin, me kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi. Ministri i arsimit, po bën reforma në arsim, reforma të cilat janë të dukshme dhe me të cilat po modernizohet jo vetëm sistemi i arsimit por edhe shoqëria”, ka thënë në fjalën e tij kryetari i komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj.
Ndërsa ministri i MASHT-it, Enver Hoxhaj, duke i falënderuar mësimdhënësit, për punën e tyre në përfundimin e një viti shkollor, të suksesshëm, në emër të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ka premtuar edhe një rritje të pagës, gjatë këtij mandati qeverisës.
“Kjo darkë dhe ky takim e ka një simbolikë dhe simbolika e kësaj është kjo: Ne si qeveri dhe unë si ministër, duam t’ju falënderojmë juve për çdo minutë, për çdo orë mësimi, për çdo ditë mësimi, javë mësimi dhe muaj mësimi që keni bërë gjatë vitit shkollor 2009-2010”, tha ministri Hoxhaj. Ndërsa në lidhje me ndërtimin e Qendrës së Kompetencës ministri Hoxhaj, tha se: “Qendra e Kompetencës, është njëra nga punët me të cilat unë mund të krenohem që kam bërë punë”, tha Hoxhaj. “Po bëjmë përpjekje maksimale për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësit. Gjatë këtij mandati, do të keni edhe një rritje të pagave dhe ky është amaneti i kryeministrit, që po ju a sjellë unë”, ka premtuar ministri i MASHT-it, Enver Hoxhaj. Data: 15.06.2010 |
Informacionet
![]() Pamje e lapidarit nga Malisheva |