KK mori vendim pėr ndarjen e ēmimeve pėr 16 Qershor

 

 

Kuvendi i Komunës së  Malishevës, duke u bazuar në sajë, në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimet për ndarjen e çmimeve për trimëri e heroizëm, për kontribut në arsim dhe kontribut në shëndetësi, propozime të cilat i ka prezantuar para këshilltarëve komunal, kryetari i komunës, z.Isni Kilaj.

 

Para këshilltarëve komunal, kryetari Kilaj, i ka prezantuar propozimet, të cilat paraprakisht i ka miratuar edhe Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës, si dhe ka arsyetuar para këshilltarëve kontributin e të propozuarve në tri fushat.

 

Çmimin për trimëri e heroizëm “Imer Krasniqi”, do ta marrin Enver J. Hoti dhe Halil Berisha, për kontribut në arsim “Hamdi Berisha”, Ramiz Gegaj dhe Nikë Gashi dhe për kontributin e dhënë në shëndetësi “Shpëtim Robaj”, Enver Halitaj dhe Tafil Gashi.

 



Data: 14.06.2010


    Pamje e lapidarit nga Malisheva