Pėrurohet ujėsjellėsi pėr Damanek, Bubėl dhe Qupevė

 

 

Malishevë, 8 Qershor

 

Sot në fshatin Bubël, është bërë përurimi i ujësjellësit për fshatrat Damanek, Bubël dhe Qupevë. Përurimin e ujësjellësit e kanë bërë kryetari i komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj dhe drejtoresha e USAID-it, Patricia Rader.

Ndërtimi i këtij rrjeti të ujësjellësit, ka kushtuar 360 mijë euro, mjete këto të siguruara nga Komuna e Malishevës, USAID-i dhe Hidroregjioni jugor, ndërsa do t’i furnizoj me ujë rreth 2700 banorët të këtyre fshatrave.

 

Me rastin e përurimit, kryetari i komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj, ka falënderuar të gjithë donatorët si dhe të gjithë banorët e këtyre fshatrave për bashkëpunimin e mirë në realizimin e këtij projekti  jetik. “Falënderoj Qeverinë e SHBA-ve, për mbështetjen vëllazërore, që na ka dhënë në vazhdimësi dhe tani si mbështetësin e fuqishëm për ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë z. Kilaj, me rastin e përurimit të këtij ujësjellësi.“Uroj që ky projekt të zgjidh përfundimisht problemin e ujit të pijes dhe të shuaj etjen e këtyre banorëve, që deri më sot, problem kryesor e kanë pasur sigurimin e ujit për pije”, ka vazhduar më tej kryetari, duke i uruar dhe duke i ftuar ata për një shfrytëzim sa më racional të ujin.

 

Në anën tjetër Patricia Rader, drejtoreshë e USAID-it, është shprehur të jetë e kënaqur për këtë investim. “Jam krenare që USAID-i ka pasur mundësi të investoj në këtë projekt, pasi uji është diçka qenësore për jetë, por ju duhet ta ruani ujin dhe ta përdorni me kujdes”, ka thënë  drejtoresha Rader.

 

Projekti i furnizimit me ujë për fshatrat Damanek,Bubël dhe Qupevë, konsiston me hapjen e pusit të thellë 85 metra, stacionin e pompave me kapacitet 15 litra për sekondë, gypin transmetues me gjatësi 2 mijë metra, rrjetin shpërndarës 17 km dhe rezervuarin e ujit me 300 metra kub ujë, dhe e gjitha kjo ka kushtuar 360 mijë euro.



Data: 08.06.2010


    Pamje e lapidarit nga Malisheva