Me shumicė votash miratohet rishikimi i buxhetit pėr vitin 2010

 

Në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale të Komunave në Republikën e Kosovës, dhe me Statutin e Komunës së Malishevës, sot është mbajtur mbledhja e VI e radhës-urgjente, me të vetmen pikë për rend dite: rishikimin dhe miratimin e buxhetit për vitin 2010.

 

Lidhur me këtë pikë, fillimisht janë dhënë sqarime në lidhje me thirrjen urgjente, të kësaj mbledhje për shkak të kërkesës së bërë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, që do të thotë se afati ka qenë shumë i shkurtër, prandaj edhe është dashur të thirret një mbledhje e tillë.

Në këtë kontekst, kanë paraqitur vërejte këshilltarë si nga pozita, po ashtu edhe nga opozita, dhe është kërkuar që herëve tjera edhe ministria të ketë në konsideratë kohën dhe rëndësinë e kërkesave që i drejton nëpër komuna.

 

Në lidhje me disa ndryshime në buxhet, sqarime ka dhënë drejtori i Drejtorisë së Financave, z. Vesel Krasniqi, ndërsa më tej ka pas edhe pyetje, përgjigje dhe sqarime, si rezultat i të cilave ka pasuar miratimi i këtij rishikim-buxheti, me shumicë votash.

Mbledhja është kryesuar nga z. Ragip Begaj, kryesues i kuvendit.

 

 



Data: 08.06.2010


    Pamje e lapidarit nga Malisheva