|
|
Institucionet pėrgjegjėse tė marrin nė dorė situatėn epidemiologjike nė Malishevė
Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të shpallin situatë epidemiologjike dhe të marrin situatën në dorë, si dhe kërkoi që Drejtoria e Shëndetësisë t’i drejtohet përsëri Qeverisë së Kosovës, që të mbështeten me një fond prej një milion euro, për vitin e ardhshëm dhe të angazhohen mijëra punëtor për spërkatje. Këtë kërkesë kryetari Kilaj e ka bërë në takimin e sotëm (të rregullt) të Këshillit të Drejtorëve, pas raportimit të drejtorit për shëndetësi, Skënder Hoti, për situatën aktuale epidemiologjike në komunë, dhe pas rastit të dytë të vdekjes nga ethet hemorragjike, të një 22 vjeçari nga Panorci. Drejtori Hoti, ka bërë thirrje që qytetarët të kenë më shumë kujdes, në veçanti fëmijët, të mos konsumohen frutat e malit (rast konkretë, dredhëzat). “Si komunë jemi duke bërë të pamundurën edhe jashtë obligimeve dhe përgjegjësive tona, ndërsa kjo situatë është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), e cila është në heshtje të plotë gjatë këtij viti, pa as edhe një vizitë të vetme, për tu njohur nga afër me situatën në këtë komunë”, ka shprehur shqetësimin e tij, drejtori i Drejtorisë se Shëndetësisë në Malishevë, z. Skënder Hoti. Në këtë mbledhje, edhe drejtori për Buxhet e Financa, z. Vesel Krasniqi, raportoi se është bërë rishikimi i buxhetit për gjysmën e dytë të këtij viti, ku është përfshi edhe Qendra e Kompetencës, ndërsa në mbledhjen e së martës, pritet të miratohet ky rishikim, nga këshilltarët e Asamblesë Komunale. Po ashtu edhe drejtori për Arsim, z. Isuf Morina, ka njoftuar për mbajtjen e testit të maturës në Malishevë, sipas të cilit “çdo gjë ka shkuar mirë dhe pa asnjë problem. Testit i janë nënshtruar 697 maturantë, prej tyre 550 të rregullt, 131 maturant nga viti i kaluar dhe 16 të tjerë nga arsimi për të rritur”, ka bërë të ditur drejtori Morina. Në fund të takimit kryetari i komunës z. Isni Kilaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme, do të bëhet inaugurimi i ujësjellësit për Damanek, Bubël dhe Qupevë, në ora 11:00. Data: 07.06.2010 |
Informacionet
![]() Pamje e lapidarit nga Malisheva |