Shėnohet Dita e Gruas

 

 Malishevë, 8 mars

 

Nën organizimin e koordinatores së Njësisë Komunale për te Drejtat e Njeriut, Vera Bytyçi, është shënuar 8 marsi Dita Ndërkombëtare e Gruas, në të cilin krahas femrave të punësuara në institucionet lokale dhe shkolla, kanë marrë pjesë edhe zyrtarë udhëheqës të KK të Malishevës.

 

Zonjusha Bytyçi, këtë ditë e ka vlerësuar si festë që madhëron kuptimin e jetës dhe familjes shqiptare. “Sot është dita ndërkombëtare e pjesës më delikate të shoqërisë, qenies më të brishtë, që i jep jetë jetës, e gruas, e cila kudo që është, sjellë vetëm paqe dhe dashuri”, ka thënë Vera Bytyçi  duke kërkuar që shoqëria të kujtohet për gruan edhe ditëve të tjera.

 

Rexhep Mazreku, nënkryetar i komunës së Malishevës ka shprehur gatishmërinë e institucioneve komunale që të ndihmojnë në ngritjen e femrës së kësaj komune dhe zënien e vendit meritorë në shoqëri.

“Në këtë kuptim duhet të punojmë të gjithë për ngritjen arsimore të kësaj pjese të shoqërisë pasi femra e shkolluar, është bazë e modernizimit të shoqërisë”, ka thënë Mazreku.

Për të pranishmet është shtruar edhe një drekë.



Data: 08.03.2010