|
|
Shėnimi i Epopesė, ka qenė dinjitoz dhe i organizuar mirė
Malishevë, 8 mars Në mbledhjen e radhës së Këshillit të drejtorëve, kryetari i komunës, z.Isni Kilaj, e ka vlerësuar lartë organizimet dhe mbarëvajtjen e shënimit të “Epopeja e UÇK”-së, duke thënë se ka qenë shënim dinjitoz dhe i organizuar mirë. Në këtë mbledhje kryetari Kilaj, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive, që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive në mbledhjet e asamblesë komunale, si dhe nga drejtoria e shërbimeve publike, ka kërkuar që të harmonizohet rregullorja për menaxhimin e mbeturinave. Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Besim Dobruna, ka njoftuar se inspektorët, kanë filluar aksionin për ndëshkimin e bizneseve, që nuk kanë respektuar ligjin, në rastin konkret mos pagesës së taksave të obligueshme, dhe si rezultat, do të ju jepet vërejtja e fundit për disa nga bizneset dhe nëse nuk i përgjigjen kësaj vërejtje, do të pasojë mbyllja e aktivitetit të tyre. Kurse Drejtori i Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Halit Zogaj, ka njoftuar për nevojën e ndryshimit të emërtimit të drejtorisë, nga Emergjencë dhe Siguri, në Drejtorinë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, pasi ky emërtim është i rregulluar me ligj. Po ashtu drejtori Zogaj, ka paraqitur nevojën e kyçjes dhe angazhimit të kësaj drejtorie në projektin për eliminimin e rriqrave dhe parandalimin e epidemisë së etheve hemorragjike dhe ka kërkuar që kjo të bëhet në koordinim me drejtorinë e shëndetësisë. Data: 08.03.2010 |
Informacionet
![]() Pamje e lapidarit nga Malisheva |