|
|
Shėnohet Epopeja e UĒK-sė
Akademi, nderime dhe homazhe për dëshmorët e kombit Malishevë, 6 mars Në Malishevë, me aktivitete të ndryshme, po shënohet Epopeja e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa sot, në ditën e dëshmorëve të kombit, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj, u mbajt një Akademi, si dhe janë bërë nderime dhe homazhe, pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, pastaj në varrezat e Familjes së Komandantit Adem Jashari, si dhe në Varrezat e Dëshmorëve të komunës sonë, në Kleçkë dhe Malishevë. Në vazhdim, fjala e Kryetarit të Komunës, z.Isni Kilaj, mbajtur në Akademinë e mbajtur, sot në ora 11, në sallën e Asamblesë Komunale në Malishevë. “Të nderuar këshilltarë, familje të dëshmoreve, veteran të UÇK-së, përfaqësues të institucioneve e të KFO-it ,zonja dhe zotërinj; sot është dita e dëshmoreve dhe ne jemi tubuar në këtë akademi për të nderuar dhe kujtuar heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë të cilët dhanë jetën për idealet e tyre dhe të popullit shqiptare për liri. Kjo ditë, sot, shënon datën kur Adem Jashari bashkë me babën Shaban, vëllaun Hamzen dhe gjithë familjen e tij u sakrifikua në një rezistencë të jashtëzakonshme me forcat serbe e cila do të ishte shembull unik i luftës, rezistencës dhe sakrificës në botë. Bota s’ka dëgjuar për një ngjarje të njëjtë. Populli në Kosovë mbeti i shtanguar, bashkëluftëtarët e tij morën krahë dhe fluturuan -jeta nuk kishte me kuptim, lufta duhej bërë, Komandanti ishte shndërruar në legjendë, ai kishte dhënë shembullin me vetëdije të plotë se si duhej dashur atdheu, si fitohej liria e cila ishte detyra e çdo shqiptari para atdheut. Rënia e Komandantit legjendar, tashmë, mobilizoi masat e popullit dhe futi në gjak të çdo shqiptari gatishmërinë për luftë dhe sakrificë. Mijëra djem dhe vasha nga e gjithë Kosova ia mësyn Prekazit legjendar dhe Drenicës. Lufta kishte filluar, UÇK-ja ishte shndërruar në një ushtri të popullit. Malisheva me kohë, edhe para rënies së Adem Jasharit, kishte filluar të organizohej në celula të UÇK-së, por lufta në Prekaz do të mobilizonte mijëra vullnetarë të cilët kush me ndihma e kush me armë do ti drejtoheshin Drenicës. Malisheva do nxirrte nga gjiri i saj dy Njësite të fuqishme të luftës që do të shndërroheshin në Brigada me mbi 2500 luftëtarë. Këto Brigada do të i jepnin lirisë së Kosovës 70 dëshmorë në tri luftëra, 360 martire dhe 60 te zhdukur. Por ato shënuan qindra beteja të suksesshme të cilat e mundën armikun ushtarak, që ishte më i fuqishëm ushtarakisht, por moralisht më të dobët dhe të pamotivuar për luftë, sepse ishin në tokë të huaj, ishin pushtues. Sot ne kujtojmë të gjithë të rënët për lirin e Kosovës dhe të trojeve etnike që nga dëshmori i parë në Malishevë, Imer Krasniqi, Ibrahim Mazreku, Hamdi Berisha, Habib Berisha, Jahir Mazrreku, Gani Paçarizi, Xhevë Krasniqi, Afrim Krasniqi, Agim Elshani, Beqir Gashi e Hazir Kryeziu, Kujtim Krasniqi e Hilmi Hoti,Visari e Labinoti, Mentori e dhjetëra të tjerë heronj të Kosovës nga Komuna e Malishevës. Liria jonë nuk ishte e pakushtueshme. Ajo na kushtoi me më shumë se 1500 dëshmorë (heronj) dhe mbi 11000 të tjerë të vrarë e të zhdukur gjatë luftës. Por është çmim i cili na e solli lirin për të cilën kishin luftuar mijëra breza gjatë shekujve. Më 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e popullit, shpalli Kosovën e lirë dhe të pavarur, pas 10 viteve qeverisjeje nga UNIMK-u, ku sot Kosova njihet nga 65 shtetet më të fuqishme të botës dhe e cila ka marrë një rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e cila do të na sjell edhe Bashkimin Kombëtar në Evropën e popujve të bashkuar. Sot Kosova po ndërtohet e zbukurohet me shkolla të bukura e moderne, me rrugë të gjera e autostrada, me ujësjellës në fshatra e qytete, me pallate të bukura e jetë më të mirë, fëmijët tanë po rriten në liri pa friken për armikun, me perspektive të ndritshme e të sigurt. Ne të gjallët përjetë e mot do të përkulemi para altarit të dëshmorëve, veprës së tyre, gjakut të derdhur për lirin tonë. Ata krijuan pavdekësinë, për të gjallët janë vendi i nderimeve dhe i përkuljes. Brezat që do të vijnë, nxënësit në shkolla do të mësojnë për luftën e tyre, poetët do të thurin vargje, rapsodët këngë kreshnike, ata e shkruan historinë me forcën e pushkës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit.” Data: 07.03.2010 |
Informacionet
![]() Pamje e lapidarit nga Malisheva |