Kryetari Kilaj kėrkon harmonizimin e rregulloreve komunale me ligjet nė fuqi

 

 Malishevë, 8 shkurt

 

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, e cila mbahet çdo javë, kryetari i komunës së Malishevës, ka parashtruar disa kërkesa, për të cilat ka kërkuar realizimin e tyre.

 

Ndër të tjera z. Kilaj ka kërkuar nga drejtorët që ti harmonizojnë të gjitha rregulloret komunale me ligjet në fuqi të shtetit. Pastaj kë kërkuar, që të thirret një seance solemne, për shënimin e 17 Shkurtit, dy vjetorit të  Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mbledhje kjo, e cila do të mbahet në kuadër të aktiviteteve zyrtare të shënimit të kësaj date.

 

Po ashtu, në këtë mbledhje, kryetari Kilaj ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse, sigurimin e 10 mijë kg miell, për nevoja të qytetarëve, të cilët e kanë mungesë ushqimin, pastaj bërjen gati të projektit për ndërtimin e aneksit të shkollës në Marali, si dhe të shikohet gjendja e urës së përkohshme në rrugën Mirushë- Gurbardh  dhe të merren masat e sigurisë për të. Gjithashtu është  kërkuar edhe vazhdimi i mbajtjes së takimeve të rregullta të Këshillit për Sigurinë në Bashkësi, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me punët e përditshme.



Data: 08.02.2010


    Pamje e lapidarit nga Malisheva