Kryetari Kilaj premtoi mbėshtetje pėr shoqatėn e tė verbėrve

 

 Malishevë, 4 shkurt

 

Shoqata e të verbërve në Malishevë, ka marrë sot premtimin e Kryetarit të Komunës, z.Isni Kilaj, për mbështetje të kësaj shoqate dhe anëtarëve të saj, për vijimin e një kursi, për mësimin e alfabetit të Brajit, në mënyrë që edhe kjo kategori, të jetë pjesë aktive e shoqërisë.

 

Po ashtu sot, kryetari Kilaj, ju ka premtuar nxënësve të fshatit Janqisht, se nga java e ardhshme, do ta kenë të siguruar transportin, për në shkollë, pasi fëmijët e këtij fshati, vijojnë mësimin në fshatin Shkozë, ndërsa numri i tyre është rreth 30 nxënës.

 

Këto premtime, kryetari Kilaj, ju ka bërë përfaqësuesve të shoqatës së personave të verbër dhe në rastin e dytë përfaqësueseve të fshatit Janqisht, në kuadër të takimeve të rregullta javore, me qytetar, që e mban çdo të enjte nga ora dhjetë, deri në dymbëdhjetë.

 

Në takimin e sotëm, të rregullt me qytetar, kryetari Kilaj, ka pritur  dhjetëra qytetar, ku është njohur me hallet dhe nevojat e tyre, në fusha të ndryshme dhe me problemet me të cilat qytetarët ballafaqohen në jetën e përditshme. 



Data: 04.02.2010