|
|
Kryetari Kilaj priti drejtorin regjional tė OSBE-sė
Malishevë, 2 shkurt Sot, kryetari i komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj, ka pritur në një takim, drejtorin e Qendrës Regjionale të OSBE-së, në Prizren, z.Francis Carlier, me bashkëpunëtorët e tij, kurse takimi kishte karakter njohjeje. Me këtë rast, z.Carlier, e ka uruar kryetarin Kilaj për zgjedhjen demokratike nga ana e qytetarëve, për kryetar komune edhe për një mandat katër vjeçar, përderisa ofroi mbështetjen e këtij misioni në punën, në këtë rast të komunës dhe e njoftoi kryetarin, se OSBE, misioni në Kosovë, do të vazhdoj me monitorimin e punës së komunave. Kryetari Kilaj, e falënderoi drejtorin e qendrës regjionale të OSBE-së, për vizitën e tij, si dhe ofroi bashkëpunimin e komunës, me OSBE-në, në çdo aspekt, ndërsa për projektet që OSBE, dëshiron ti realizoj në Malishevë, Kilaj, i njoftoi ata, se nuk kanë nevojë të marrin leje për ndonjë aktivitet, por gjithmonë do ta kenë edhe bashkëpunimin edhe pjesëmarrjen e komunës, dhe të tij personalisht në këto projekte. Në këtë takim është diskutuar edhe për rrjedhat politike, me theks të veçantë në Asamblenë Komunale, dhe për opozitën. “Jam kryetar i të gjithëve dhe i përfaqësoj të gjithë, ndërsa opozita do ta ketë përkrahjen e time dhe asnjë grup parlamentar nuk do të jetë i diskriminuar”, ju ka thënë kryetari Kilaj, zyrtarëve të lartë të OSBE-së. Po ashtu në këtë takim, janë diskutuar edhe çështje tjera, siç është çështja gjinore, për të cilën kryetari Kilaj, i njoftoi zyrtarët e OSBE-së, se femra është e përfaqësuar në Asamble me 30 për qind. Data: 02.02.2010 |