Kryetari Kilaj kėrkon zbatimin e vendimeve

 

 

Nga mbledhja e qeverisë komunale
 

Malishevë, 1 shkurt
 
Në mbledhjen e sotme të qeverisë komunale, Kryetari i Komunës, z.Isni Kilaj, ka kërkuar nga drejtorët zbatimin e të gjitha vendimeve që merren, duke përdorur të gjitha format e lejueshme, që merren nga ana e organeve vendimmarrëse në komunë.
 
Po ashtu, në këtë mbledhje, u bë e ditur se pas fillimit të punës së drejtorive nga java e kaluar, edhe përkundër rritjes së numrit, të gjitha drejtoritë janë sistemuar në zyrat e veta dhe puna po vazhdon normalisht.
 
Në këtë takim të rregullt të qeverisë komunale, drejtorët kanë raportuar për punët dhe obligimet, që kanë pasur gjatë javës, ndërsa u diskutua edhe për përgatitjet nga ana e drejtorisë për kulturë, për shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së shtetit të Kosovës.
 

 


Data: 01.02.2010