Japin betimin edhe 13 kėshilltar komunal

 

 Malishevë, 29 janar

 

Sot, në seancën  e radhës, kanë dhënë betimin edhe 13 këshilltar komunal, 12 prej të cilëve nuk e kishin bërë më herët betimin (11 LDK dhe 1 LDD), dhe një këshilltar i ri nga radhët e AAK-së, Fatos Kryeziu, i cili zëvendëson Avni Robajn, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqje.

 

Në këtë mbledhje grupi i këshilltarëve të PDK-së, e kanë lëshuar këtë lëshuar atë, në shenjë pakënaqësie dhe mos pajtimi me 12 këshilltarët komunal, të cilët kishin bojkotuar dy seancat e para, atë solemne dhe seancën tjetër.

 

“Si shkak i kësaj, ne nuk mund të jemi prezent, prandaj bëjeni betimin pa prezencën tonë”, tha shefi i grupit të këshilltarëve nga radhët e PDK-së, Enver Hoti, i cili paraprakisht i përshëndeti për gatishmërinë, 12 këshilltarët e LDK-së dhe LDD-së, që më në fund po e bëjnë betimin e këshilltarit për Kuvendin Komunal.

 



Data: 29.01.2010

Informations

- Archive -