|
|
Kryetari Kilaj mbajti takimin e rregullt javor me qytetarėt
Malishevë, 28 janar Si çdo të enjte edhe sot, Kryetari i Komunës, z.Isni Kilaj, ka vazhduar me pritjen e palëve dhe takimet e drejtpërdrejta me qytetarët, në zyrën e tij, ku ka pritur rreth 30 palë dhe është njohur me problemet, kërkesat dhe nevojat e tyre, si ato individuale ashtu edhe ato kolektive. Problemet kryesore të qytetarëve, të cilët janë paraqitur para kryetarit të komunës, kishin të bënin me nevoja të ndryshme, për ç’gjë kryetari Kilaj, ju ka dhënë përgjigje dhe i ka udhëzuar për procedurat që duhet të ndiqen në lidhje me ato kërkesa në drejtim të institucionit të komunës apo edhe për kërkesa tjera në drejtim të institucioneve tjera. Për disa raste, ku ka pasur mundësi, kryetari ka premtuar ndihmë, siç ishte nevoja urgjente e një familjeje të një pjesëtari të ish UÇK-së nga fshati Guncat, për meremetimin e shtëpisë, pastaj ndërtimi i kanalizimit për 15 familje të një lagjeje në Drenovc, por edhe për raste tjera, ku duhet intervenimi i komunës, apo i kryetarit. Data: 28.01.2010 |