|
|
Brenda javės, shpallet konkursi pėr stafin e Qendrės sė Kompetencės nė Malishevė
Malishevë, 26 janar Konkursi për pranimin e stafit menaxhues për Qendrën e Kompetencës, pritet të shpallet brenda një jave dhe menjëherë pas tij, edhe konkursi për stafin mësimor, në mënyrë që Qendra e Kompetencës, të jetë e gatshme për fillimin e procesit mësimor në shtator të këtij viti. Kështu është bërë e ditur, pas takimit që kryetari i komunës, z.Isni Kilaj, ka pasur sot me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për këtë çështje, ku kryetari Kilaj, është pajtuar që konkursin ta shpall MASHT-i, ndërsa përzgjedhja e stafit të bëhet konform ligjit, përderisa kjo qendër do të ketë një staf prej 44 personave, duke përfshirë menaxhmentin. Ky staf, sipas ekspertëve të fushës së arsimit profesional, është i mjaftueshëm për fillimin e gjeneratës së parë, përderisa, sipas përfaqësuesve të MASHT-it edhe planprogrami është i gatshëm, i hartuar në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Norvegjisë dhe ekspertët kosovar dhe norvegjez, për arsimin profesional. Mësohet se fillimi i trajnimeve për stafin e Qendrës së Kompentencës, parashihet të filloj në muajin mars, ndërsa pjesa dërmuese e trajnimit do të bëhet në mbretërinë e Norvegjisë, qeveria e së cilës edhe është donatore kryesore e ndërtimit të kësaj shkolle të mesme profesionale, apo e njohur si Qendër e Kompetencës. Ndërtimi i kësaj qendre, pritet të përfundoj gjatë këtij viti dhe me 1 Shtator, të jetë gati për fillimin e procesit mësimor, ku do të jenë gjashtë drejtime profesionale, ndërsa ndërtimi i saj do të kushtoj 4.7 milion euro. Data: 26.01.2010 |