|
|
Kryetari Kilaj kėrkon punė, angazhim dhe menaxhim tė detyrave
Malishevë, 25 janar Në mbledhjen e parë të përbërjes së re të qeverisë komunale, të mbajtur sot, Kryetari i Komunës, z. Isni Kilaj, i uroi njëmbëdhjetë drejtorët e drejtorive, në detyrën e re (disa nga të rizgjedhur), duke kërkuar angazhim dhe disiplinë në punë, si dhe menaxhim të mirë të detyrave dhe obligimeve të tyre. “Të keni planin e punës, të bëni raporte mujore, ti mbikëqyrni punëtorët, të respektohet orari i punës dhe të ketë përgjegjësi në punë, nga ana e secilit drejtor për 132 punëtorët e administratës komunale dhe në fund të jepni vlerësimet e juaja për punëtorët”, i ka porositur kryetari Kilaj, drejtorët e Drejtorive. Kryetari i Komunës, z.Isni Kilaj, kërkoi, në veçanti nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, që të menaxhohet mirë shfrytëzimi i veturave zyrtare dhe i karburanteve. “Duhet përgjegjësi dhe seriozitet, ju jeni të përzgjedhurit e kësaj përbërje dhe kjo qeveri duhet të ketë sukses, dhe për asnjë minutë nuk duhet të mungoj angazhimi dhe puna”, i ka porositur drejtorët, kryetari Kilaj, duke përfunduar fjalën e tij, me besimin e plotë se kjo qeverisje do të ketë sukses. “Besoj në këtë ekip dhe në suksesin që do ta kemi bashkë”, ka përfunduar fjalën e tij. Në emër të drejtorëve, drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër, Nuhi Shala, si drejtori më i vjetër në moshë, ka falënderuar kryetarin, për besimin e dhënë dhe uroi për bashkëpunim, mes drejtorive drejt suksesit si qeveri komunale. Të njëjtin urim e bënë edhe drejtorët tjerë dhe nënkryetari i komunës, z.Rexhep Mazreku. Data: 25.01.2010 |
Informacionet
![]() Pamje e lapidarit nga Malisheva |