K O N K U R S Pėr plotėsimin e vendeve tė lira tė punės

 

REPUBLIKA E KOSOVËS

KUVENDI  KOMUNAL-MALISHEVË

Drejtoria për Administratë dhe Personel

Nr.03/3045

Më:08/09/2009

Në bazë të dispozitave të nenit 4.1 të Urdhresës Administrative Nr.2003/2 për Implementimin e Rregulloresë së UNMIK-ut Nr. 2001/36 për Sherbimin Civil të Kosovës,Shefi për Administratë dhe Personel    08/09/2009 shpall këtë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

 

DREJTORIA PËR SHËNDETËSI DHE MIRËQENIE SOCIALE

1.(Një)Shef i drejtorisë.

Kushtet:Fakulteti juridik.Të ketë njohuri  me kompjuter.

Përvojë pune: 1 vite në profesion ose të ngjajeshme.

Paga :268.40 Euro.

Përshkrimi i detyrave të punës: Bashkëpunon në formimin dhe implementimin e  planit shendetësor të komunës dhe vendos perparsitë dhe objektivat lokale.Implementon buxhetin duke u bazuar në nevojat lokale(sherbim i ofruar). Ndihmon në orjetimin e objektivit lokale për KPSH(kujdesi parsor shendetësor) dhe monitoron arritjet. Provon lidhje më depertamentet e tjera të lidhura më shendetësinë në të mire të zhvillimit të objektivave të përgjithshme lokale dhe nacionale .

DREJTORIA E FINANCAVE,EKONOMISË DHE ZHVILLIMIT

1.(Një)Zyrtar i buxhetit për arsim.

Kushtet: Fakulteti juridik.Të ketë njohuri  me kompjuter.

Përvojë pune: 1 vite në profesion ose të ngjajeshme.

 Paga :214.50 Euro.

Përshkrimi i detyrave të punës:Harton dhe përgaditë kërkesat buxhetore për depërtamentin e arsimit.Përciellë dinamiken e realizimit të buxhetit. Harton raporte periodike dhe përfundimtare të shfrytëzimit të buxhetit.Kryen detyra tjera sipas udhëzimëve të eprorit.

DREJTORIA PËR EMERGJENCË DHE SHERBIME SOCIALE

1.(Një)Roje dhe sigurim të liqenit. Kushtet:Shkolla fillore ose e meseme. Paga :179.30 Euro.

Përshkrimi i detyrave të punës:Mbikëqyer liqenin dhe digen .Përkujdeset per evitimin e problemeve dhe njofton organet kompetente për çdo raste te reziku  nga vershimi  mundshem qe mund te paraqitet nga ritja e kapacitetit te ujit ne liqen.

                                                                                                                                                                                                                                       

Të gjithë të interesuarit që deshirojnë të aplikojnë në këto vende të punës janë të obliguar që t’i marrin dhe dorëzojnë aplikacionet në Zyren për pritjen e palëve të KK- Malishevë.Aplikantet janë të obliguar që t’i parashtrojnë edhe këto dokumente: diplomen e shkollimit,Vërtetimin mbi përvojen në punë.

Konkursi do të mbetët i hapur 15 ( pesëmbdhjetë ) ditë nga dita e shpalljes së tij në të përditshmet:’’Koha ditore’’ dhe ”Infopress’’ dhe në tabelë të shpalljeve të KK- Malishevë.

 

Për intervistë do të njoftohni më kohë.

 

    Shefi i DAP:                                                                                                           

     _________________

      Nuhi Shala jur.dipl.



Data: 10.09.2009


    Pamje e lapidarit nga Malisheva