Qeveria e Norvegjisė dhe Ministria e Arsimit do ndėrtojnė shkollė profesionale nė Malishev

 

 

 Në Malishevë, do të ndërtohet një shkollë profesionale, me drejtimet e biznesit, tregtisë dhe administratës. Kjo u bë publike sot, nga sekretarja e shtetit të Norvegjisë znj. Elizabeth Walaas, ambasadori Kvale dhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.

 

Malishevë, 13 qershor 

 

 

“Punimet për ndërtimin e shkollës së mesme profesionale, me drejtimet e biznesit, tregtisë dhe administratës, do të fillojnë në shator të këtij viti dhe do të përfundojnë në shtator të 2010”, kështu deklaroj sot ministri i MASHTK. z. Enver Hoxhaj, i cili bashkë me sekretaren e shtetit të Norvegjisë dhe ambasadorin e këtij vendi, si dhe udhëheqjen e komunës së Malishevës, kanë qëndruar në vendin ku është planifikuar ndërtimi i kësaj shkolle, ku edhe është prezantuar projekti i ndërtimit të kësaj shkolle të mesme profesionale.

Shkolla është paraparë të ndërtohet në vendin e quajtur “Golesh”, në periferi të qytetit të Malishevës.

Ministri Hoxhaj më këtë rast ka bërë të ditur se për ndërtimin e dy shkollave të tilla, njëra në Malishevë dhe tjetra në Skenderaj, qeveria e Norvegjisë ka ndarë 6.8 milion euro, ndërsa Ministria e Arsimit 1.6 milion euro.

Gjithashtu z. Hoxhaj ka shtuar se ndërtimi i këtyre shkollave është një e arritur e madhe ngase janë shkolla me veçanti në mbarë rajonin. Në këtë kontekst ministri ka falënderuar sekretaren e shtetit të Norvegjisë dhe Ambasadorin, për këtë investim.

Sekretarja e shtetit, znj. Elizabeth Walaas, ka falënderuar kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj, siç tha ajo “për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin për këtë projekt madhor” , e cila po ashtu ka falënderuar edhe MASHTK, për ndihmën dhe bashkëpjesëmarrjen në këtë projekt kapital dhe tha se është shumë e kënaqur, pasi tash do të filloj ndërtimi i kësaj shkolle, e cila po ashtu konfirmoj se ndërtimi do të filloj në shtator të këtij viti dhe do të jetë gati për shtatorin e vitit të ardhshëm.

Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Johan Svere Kvale, tha se është shumë i kënaqur që po ndërtohet kjo shkollë, si dhe kryetarin Kilaj, e ka konsideruar si njërin nga miqtë më të mirë të tij.

Në anën tjetër kryetari i komunës së Malishevës. Z. Isni Kilaj, ka adresuar falënderime për popullin e Norvegjisë për këtë investim. “Përmes sekretares së shtetit. Zonjës Elizabeth Walaas, dhe Ambasadorit, Kvale, adresoi falënderime për popullin norvegjez në përgjithësi. Jam i lumtur që në Malishevë, do të ndërtohet një shkollë e një niveli rajonal dhe këtë investim unë e radhisë në llogarinë e miqësisë sonë me shtetin e Norvegjisë, sepse në cilën do fushë tjetër po të investohej, nuk do të ishte kontribut më i çmuar se sa investimi në fushën e arsimit”. Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj, në atmosferën e  krijuar, përderisa përfaqësues nga ambasada e Norvegjisë, shpalosnin projektin e hartuar të shkollës së mesme profesionale.

Vlen të theksohet se e tërë kjo atmosferë është shënuar në vendin ku do të ndërtohet shkolla, për çka komuna ka siguruar lokacionin dhe të gjitha proceduat që kanë të bëjnë me matjet gjeodete.

 


 

 

 



Data: 13.06.2009


    Pamje e lapidarit nga Malisheva