Njė kompani italiane e interesuar pėr luftimin e rriqrave

 

 Malishevë, 22 korrik

 

Kompania e njohur italiane, e cila merret me zhdukjen e insekteve “Col Service”, ka vizituar sot Malishevën, ku janë takuar me Kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj dhe drejtorin e QMKF-së, dr.Besim Zogaj, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e angazhimit të kësaj kompanie, në eliminimin e rriqrave, si masë parandaluese kundër infektimit me virusin e etheve hemorragjike “krime-kongo”.

 

Administratori i kësaj kompanie, z.Giuseppe Colazzo, ka thënë kompania që ai administron, është e njohur në fushën e eliminimit të insekteve, përfshirë edhe rriqrat, dhe është e interesuar seriozisht që të merret me këtë edhe në Kosovë, kryesisht në Malishevë.

 

Në takimin e sotëm (i dyti me radhë), ishin të pranishëm edhe ekspert të kësaj kompanie, të cilët merren me studimin e insekteve, në mënyrë që të bëhet një studim i detajuar lidhur me zhvillimin rriqrave, e që më pas të bëhet edhe projekti për mënyrën e eliminim të tyre. Edhe kompania në fjalë është fitimprurëse, zyrtarët e saj, thanë se studimin, do ta bëjnë falas.

 

Me këtë rast, Komuna e Malishevës, i ka ofruar mbështetjen e plotë kësaj kompanie, për të gjitha çështjet me interes, pasi eliminimi i rriqrave, është në interesin tonë, në mënyrë, që të zvogëlohet mundësia e infektimit me ethet hemorragjike, pasi ky virus bartet nga rriqra tek njeriu dhe në disa raste, thumbimi i rriqrave është vdekjeprurës.



Data: 22.07.2013


    Pamje e lapidarit nga Malisheva