Malisheva e pėrgatitur pėr shėnimin e Epopesė sė UĒK-sė dhe Ditės sė Mėsuesit

 

 Malishevë, 4 mars

 

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, i drejtuar nga Kryetari i Malishevës, z.Isni Kilaj, u bë e ditur, se komuna, është përgatitur për shënimin e aktiviteteve tradicionale të muajit mars, me saktësisht shënimin e “Epopesë së Lavdishme të UÇK-së” , me 5,6 dhe 7 mars, si dhe për shënimin e 7 marsit-Ditës së Mësuesit.

 

Mes aktiviteteve të tjera tradicionale të “Epopesë së UÇK-së”, më 6 mars, do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz, Malishevë dhe Kleçkë, si dhe do të mbahet një mbledhje në Asamblenë Komunale të Malishevës, dhe të gjitha këtyre do t’ju paraprijnë aktivitete e ndryshme të cilat lidhen me shënimin e Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe flijimit të Familjes Jashari.

 

Po ashtu gjatë kësaj jave do të shënohet edhe Dita e Mësuesit, po ashtu me aktivitete tradicionale, siç janë garat në recitim për të gjitha nivelet e arsimit në Komunën e Malishevës, të cilat do të mbahen me datën 5 mars, për të vazhduar me 6 mars, takimet me veteranët e arsimit dhe aktivitete tjera.

Po ashtu organizuar nga zyra për barazi gjinore, me disa aktivitete, do të shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Gruas, me 8 mars.

Përveç njoftimeve për shënimin e këtyre aktiviteteve të datave me rëndësi të marsit, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, kryetari Kilaj, kërkoi nga drejtoria e Shërbimeve Publike, të merren me mirëmbajtjen e nënkalimit në fshatin Astrazup dhe Parkun në Mirushë.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, njoftoi për aksionin e inspektorëve komunal, në raport me subjektet afariste, të cilat nuk e respektojnë orarin e punës.

 



Data: 04.03.2013


    Pamje e lapidarit nga Malisheva